RTSH Sport Live

Euroliga në RTSH: Bolonja dorëzohet, Baskonia në play-off

  • 19/04/2024
  • |
  • Basketboll
Euroliga në RTSH: Bolonja dorëzohet, Baskonia në play-off
Italianët munden në tokën spanjolle 89-77 dhe ndalen në raundin e fundit të play-in

Bolonja mposhtet nga Baskonia me rezultat 89-77 në raundin e fundit të play-in dhe përfundon rrugëtimin e saj në Euroligë, në një sfidë që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH. Emilianët e nisën mirë ndeshjen dhe qëndruan në lojë deri në pushimin e gjatë, por në çerekun e tretë vendasit morën 15 pikë dhe morën në duar fatin e ndeshjes.

Gjithçka përfundoi me rezultatin 89-77, spanjollët kualifikohen kështu në play-off, ku do të përballen me Real Madridin e frikshëm, ndërsa sezoni evropian i italianëve përfundon këtu. Performancë e shkëlqyer nga Hoëard (28 pikë), një forcë e vërtetë shtytëse për Baskonian sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes.