RTSH Sport Live

Europiani i 11 qyteteve në RTSH…

  • 09/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Europiani i 11 qyteteve në RTSH…
Kompeticioni më i veçantë i historisë do të magjepsë në ekranin e të gjithë shqiptarëve

Kampionati Europian i këtij viti do të jetë unik në shumë këndvështrime, duke nisur nga emri. Natyrisht, nuk jemi më në 2020-ën, por nukë shtë për tu habitur që turneu, ashtu si çdo manifestim sportive e jo vetëm, fillimisht I parashikuar mes 12 qershorit e 12 korrikut 2020, u spostua me një vit nga UEFA për shkak të pandemisë dhe po bëhet gati të marrë skenën në fushat e 11 qyteteve dhe në ekranet televizive.

RTSH nuk do të mungojë absolutisht në takimin më të rëndësishëm futbollistik continental, duke përcjellë me profesionalizëm informacionet nga skuadrat përfaqësuese të përfshira në këtë turne, në edicionet e lajmeve dhe analizat në emisionet e dedikuara. Gjithçka nis në 11 qershor, me ceremoninë hapëse të një Europiani, për të cilin, ndryshe nga të gjithë të tjerët pritja ishte 5-vjeçare dhe dëshira për të dëgjuar brohoritjet e tifozëve, edhe më e madhe pas një viti e gjysmë me stadium të boshatisura.

Siparin e ngre në Olimpiko të Romës, Itali-Turqi dhe është vetëm e para nga 51 takimet e shpërndara në Europë, në të cilat përfaqësueset më të rëndësishme do ti hapin betejë njëra-tjetrës për trofeun final. Situata ka detyruar Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s të rrisë nga 23 në 26 numrin e lojtarëve të grumbulluar, edhe pse 23(përfshirë tre portierë) mund të qëndrojnë në pankinë.

Rregullorja e re tani do të lejojë gjithashtu zëvendësimin e portierëve para çdo ndeshja gjatë turnout në rast të paaftësive fizike, edhe një ose dy portierë në listën e lojtarëve janë akoma në dispozicion. Pritshmëria për këtë event është e jashtëzakonshme, jo vetëm nga tifozët e futbollit, pasië shtë një simptomë e faktit që e gjithë bota më në fund po fillon përsëri dhe ngadalë po ktehet në normalitet.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse ky edicion i Kampionatit Europian të Futbollit(I 16-ti) korrespondon me 60 vjetorin e krijimit të turnout dhe për të festuar këtë përvjetor, për herë të parë, asnjë ekip kombëtar nuk do të konsiderohet mikpritës: të 24 skuadrat garuese do të luajnë në 11 qytete të ndryshme, pas tërheqjes së Bilbaos, nga 12 të projektuara në fillim…