Europiani i Atletikës, ekskluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar, nuk duhet humbur sot pasi në mbrëmje, në orën 22:04, do të ketë mes protagonisteve edhe Luiza Gegën.
Atletja shqiptare do të garojë në finale e disiplinës së 3000 metrave me pengesa. Gega, e cila të premten në drekë fitoi të drejtën për të qenë në finale duke u kualifikuar si e teta në Baterinë e saj, do të jetë sot në mbrëmje gati për të mbrojtur titullin kampion në këtë disiplinë.
Kujtojmë se të premten Gega përshkroi distancën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9:35.77, ndërsa u shapall kampione në 2022 falë kohës 9:11.31.