RTSH Sport Live

FA Cup, Brighton eliminon Liverpool-in

  • 29/01/2023
  • |
  • Angli
FA Cup, Brighton eliminon Liverpool-in
Elliott i përgjigjet Dunk, por në finale Mitoma shënon golin e kualifikimit: 2-1 dhe krizë për Reds

Impresionon Brighton i Roberto De Zerbi, i cili mundi Liverpool-in 2-1 në xhiron e 32-të të FA Cup. Mikpritësit u bënë kërcënues në minutën e 16-të me Ferguson, tentativa e të cilit u kthye nga një mbrojtës kundërshtar. Pikërisht në gjysmë ore vjen avantazhi i të kuqve me Elliott, i cili realizon një aksion të mirë koral të skuadrës së tij. Megjithatë, gëzimi i miqve nuk zgjati shumë, pasi në minutën e 39-të Lamptey gjeti devijimin me fat të Dunk: 1-1.

Në pjesën e dytë, vendasit patën një mundësi në minutën e 51-të, por gjuajtja përfundoi jashtë. Ndeshja është e mbyllur dhe të dyja skuadrat nuk duan t'i lënë kundërshtarët e tyre në krah. Në finale, stadiumi Amex shpërthen: Mitoma firmos  për 2-1 në minutën e 92-të. Var-it i duhet shumë kohë për të vërtetuar golin, por në fund Brighton më në fund mund të festojë, mundën Liverpool dhe fluturojnë në 16-shen e FA Cup. Kështu De Zerbi konfirmon veten si një “bishë e zezë” për skuadrën e Klopp.