RTSH Sport Live

Fenomeni Ronaldo është me Covid, mungon në Brazil-Serbi

  • 24/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Fenomeni Ronaldo është me Covid, mungon në Brazil-Serbi
Ish-sulmuesi Brazilian rezultoi pozitiv me Covid dhe tani është në izolim

Fenomeni Ronaldo rezultoi pozitiv me Covid dhe tani ndodhet në izolim në dhomën e tij të hotelit në Doha. Prandaj, ai nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjen e sotme, ora 20:00  ndërmjet Brazilit dhe Serbisë. Vetë ish-Topi i Artë e bëri të ditur këtë në rrjetet sociale, duke shpjeguar se ai iu nënshtrua një tamponi “pasi kishte evidentuar simptomat që mbrëmë”.

Tani ai do të qëndrojë i izoluar "për pesë ditët e ardhshme në dhomën time. Gjithsesi, gjithçka është mirë: edhe unë nga këtu do të jem pjesë e ndeshjes". Fenomeni, kampion bote në vitet 1994 dhe 2002, ndodhet në Katar si 'i ftuar special' i FIFA-s dhe të dielën e kaluar mori pjesë në ceremoninë e hapjes dhe ndeshjen hapëse Katar-Ekuador.