RTSH Sport Live

Festoi “Topin e Artë” me shokët e PSG-së, Mesi harroi Ikardin

  • 01/12/2021
  • |
  • Gosip
Festoi “Topin e Artë” me shokët e PSG-së, Mesi harroi Ikardin
Gazetari Angel Brito ka publikuar në Twitter fotot e festës

Leo Messi fitoi Topin e Artë të shtatë, një ngjarje e jashtëzakonshme për argjentinasin që organizoi një festë luksoze në Paris, duke krijuar hashtag-un e tij të personalizuar dhe duke ftuar familjen, miqtë dhe të gjithë të dashurit. Të gjithë përveç një, sipas fotove të postuara në rrjetet sociale. Shumëkush ka vënë re mungesën e Mauro Icardit dhe Wanda Naras, ku në vend të kësaj duket se kanë marrë pjesë pothuajse të gjithë shokët e tjerë të PSG-së së bashku me partneret e tyre.

Sipas mediave argjentinase, nuk është rastësi që Wanda dhe Icardi nuk shfaqen në fotot e mbrëmjes kushtuar Leo Messit. “Icardi nuk u ftua për të festuar Topin e Artë të Messit – shkruante prezantuesi i njohur televiziv Angel Brito në Twitter – Të gjithë kolegët e tjerë, nga ana tjetër, po”.

Më pas prezantuesi argjentinas e rriti dozën me një tjetër postim. “Wanda nuk është në foto”. Në fakt, çifti e kaloi natën në shtëpi, ndërsa Icardi publikoi vetëm disa story në Instagram për Donnarumman dhe Messin, duke uruar dy shokët e skuadrës.