Ndërsa trajnerët, menaxherët dhe lojtarët ankohen për shumë ndeshje në kalendarin vjetor, FIFA dhe UEFA po mundohen t’ua prishin mendjen me një mal me para. Në detaje, si Botërori i Klubeve, ashtu edhe formati i ri i Champions League do të sjellin shumë miliona euro në arkat e klubit. Kështu për botërorin e klubeve, shuma totale e çmimeve të fituara që do të japë FIFA është 2.5 miliardë euro dhe 100 milionë për këdo që fiton trofeun, rreth gjysma vetëm për pjesëmarrjen dhe çmimet ende të pacaktuara për kalimin e raundeve të ndryshme.
Një luks i vërtetë. Nëse do të shkonte keq, vetëm tre ndeshjet në grup, për çdo skuadër do të garantonin 50 milionë euro. Por kjo nuk është e gjitha. Për të mbajtur larg sirenat e Superligës, për formatin e ri të Champions Ligës, UEFA ka vendosur të rrisë me 30% çmimin e përgjithshëm në krahasim me edicionin aktual, duke e çuar në 2.7 miliardë euro.
Para që duhet t'i sigurojnë klubeve rreth 60 milionë euro vetëm për hyrjen në fazën e parë dhe që sigurisht do të zgjerojnë diferencën me skuadrat që nuk do të marrin pjesë. Por FIFA dhe UEFA po studiojnë një zgjidhje për të zgjatur kohën e skadimit të kontratave ekzistuese të futbollistëve, në mënyrë të tillë që ajo të mbulojë kohën e Kupës së Botës për Klube, finalja e të cilit është caktuar më 13 korrik.