RTSH Sport Live

FIFA hap hetim për Kroacinë, dënon Gjermaninë

  • 29/11/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
FIFA hap hetim për Kroacinë, dënon Gjermaninë
Hetim për shkak të sjelljes së tifozëve kroatë, ndërkohë që gjermanët janë gjobitur me 10,000 frangash zvicerane

FIFA ka hapur procedime disiplinore kundër Kroacisë për sjelljen e tifozëve të saj ndaj portierit kanadez, Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe. FIFA tha se akuza kundër federatës kroate të futbollit ishte "për shkak të sjelljes së tifozëve të saj" dhe përmendi rregullat në lidhje me diskriminimin dhe sigurinë gjatë ndeshjeve. Borjan ka lindur në një rajon etnik serb të Kroacisë që ishte pjesë e konfliktit që ndau ish-Jugosllavinë në vitet 1990. Familja u largua nga vendlindja e tyre në 1995 kur u pushtua nga forcat kroate. Gjatë humbjes 4-1 të së dielës ndaj Kanadasë, një baner i shfaqur nga tifozët e Kroacisë përdori një flamur të prodhuesit të traktorëve John Deere dhe ndryshoi sloganin për të “sulmuar” Borjan.

Pas mbledhjes së parë të Komitetit Disiplinor të Kupës së Botës të martën, FIFA vendosi një gjobë prej 10,000 frangash zvicerane (10,500 dollarë) ndaj federatës gjermane të futbollit për dështimin për të sjellë lojtarët në konferencën e detyrueshme për shtyp një ditë para ndeshjes. Trajneri Hansi Flick u shfaq i vetëm të shtunën, duke shkelur rregullat e turneut, për t'u takuar me mediat ndërkombëtare në Doha përpara ndeshjes kundër Spanjës.