RTSH Sport Live

Fitorja e Manchester United ka një emër, Bruno Fernandes

  • 21/11/2020
  • |
  • Angli
Fitorja e Manchester United ka një emër, Bruno Fernandes

Manchester United ka marrë një fitore minimale, 1-0 përballë WBA. Aspak e lehtë për të besuarit e Solskjaer, të cilët u përballën me një kundërshtar të vendosur mirë në fushën e lojës, por që gabuan në një moment të vetëm, duke shkaktuar një 11-metërsh. Ishte pikërisht minuta e 56-të e sfidës, kur një goditje e Mata është ndalur me dorë nga një lojtar i WBA dhe gjyqtari ka treguar pikën e bardhë. I përhershmi Bruno Fernandes në gjuajtje të tilla nuk ka gabuar, duke i dhënë tri pikët skuadrës së Manchester United. Në këtë sfidë është aktivizuar edhe Cavani, i cili zuri vendin e Mata në minutën e 63-të, por asgjë më shumë nëse nuk do të llogarisim një karton të verdhë për të në fundin e takimit.

Me këtë fitore, United është ngjitur në kuotën e 13 pikëve, me 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. 13 gola të shënuar dhe 14 të pësuar. Ndërkohë, WBA ndodhet në kuotën e 3 pikëve me 3 barazime dhe 6 humbje. 6 gola të shënuar dhe 18 të pësuar, duke u bërë skuadra që ka pësuar më shumë gola deri tani.