Flamurtari Futsal triumfoi në finalen e Superkupës së Futsallit ndaj Tiranës me rezultatin 5-3. Vlonjatët siguruan trofeun e parë sezonal falë tregolëshit të Xhordan Kapajt dhe realizimeve të Shehajt e Qopekajt, ndërsa për Tiranën shënuan Prendi (dy gola) dhe Kosova.
Në pallatin e sportit “Asllan Rusi” u zhvillua një ndeshje e luftuar deri në sekondën e fundit. Pjesa e parë foli për vlonjatët, që shënuan dy herë me Kapajn.
Fraksioni i dytë nisi sërish mirë për Flamurtarin dhe Kapaj realizoi golin e tretë. Pavarësisht disavantazhit, bardheblutë reaguan dhe shënuan me Prendin dhe Kosovën.
Megjithatë, Flamurtari gjeti sërish rrugën e rrjetës me golin e Shehajt. Triumfin e vlonjatëve e vulosi Qopekaj, i cili shënoi golin e pestë. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Flamurtarit 5-3.
Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së medaljeve dhe dorëzimit të trofeut, organizuar nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF. Legjenda e futbollit shqiptar, Sulejman Demollari, i dorëzoi trofeun e Superkupës skuadrës së Flamurtarit.