RTSH Sport Live

Flamurtari vazhdon serinë e fitoreve, festojnë Kastrioti dhe Korabi

  • 25/02/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari vazhdon serinë e fitoreve, festojnë Kastrioti dhe Korabi

Sapo kanë përfunduar 4 takime të javës së 22-të të Kategorisë së Parë. Flamurtari vazhdon serinë e fitoreve dhe merr një sukses të rëndësishëm në transfertë përballë Tomorit. 4-1 fitojnë vlonjatët në Berat, duke shënuar nga 2 gola për çdo pjesë loje.

Kastrioti përmbys Besën dhe merr një trepikësh të rëndësishëm që e ngjit në vendin e tetë në renditje. Kapllani është sërish protagonist i krutanëve, pasi shënon 2 gola në këtë fitore.

Korabi ka mposhtur minimalisht 1-0 Lushnjën, falë golit të shënuar nga Reçi në pjesën e dytë. Një fitore të rëndësishme ka marrë edhe Luzi, që mundi me rezultatin 2-0 Burrelin.

Nesër do të luhet mbyllet java e 22-të e kampionatit me supersfidën Bylis-Elbasani, dy skuadrat që kryesojnë këtë turne.