RTSH Sport Live

Flamurtari zyrtarizon sulmuesin e njohur

  • 23/01/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Flamurtari zyrtarizon sulmuesin e njohur

Flamurtari nuk ndalet në merkato. Vlonjatët vazhdojnë që të përforcojnë organikën në merkaton e janarit dhe kanë arritur që të firmosin me një emër të njohur të futbollit shqiptar.

Vasil Shkurtaj nga dita e sotme është zyrtarisht një lojtar i Flamurtarit. Sulmuesi është aktivizuar me disa skuadra në Shqipëri si Laçi, Kukësi apo Luftëtari, ndërsa së fundmi është aktivizuar në Qipro.

Vlonjatët pretendojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar këtë sezon dhe deri tani kanë afruar në skuadër gjatë merkatos së janarit emra si Sebastián La Torra, Gersi Diamanti, Arton Podrimcaku, Justinas Janusevskis dhe Idriz Batha.