RTSH Sport Live

Florian Marku sulmon kundërshtarin, ndërhyn siguria

  • 23/09/2021
  • |
  • Të tjera
Florian Marku sulmon kundërshtarin, ndërhyn siguria
Gjatë konferencës për shtyp, boksieri shqiptar ka sulmuar rivalin e tij, Maxim Prodan, me të cilin do të diskutojë titullin në IBF të shtunën

Florian Markun nuk e mbajnë nervat, sulmon kundërshtarin e tij gjatë konferencës për shtyp. Boksieri shqiptar do të ndeshet të shtunën me Maxim Prodan për titullin ndërkombëtarë, IBF, të shtunën në “Tottenham Hotspurs Stadium”. Një rivalitet i ashpër, që dha shkëndijat e para që në fillim e më pas Marku ka zgjatur duart drejt kundërshtarit të tij duke e shtyrë atë.

Është dashur ndërhyrja e sigurisë që përplasja e mëtejshme të shmangej, me Markun gjithmonë protagonist.

Boksieri shqiptar deklaroi: “Do t’ia tregoj të shtunën se sa vlej. Kam dëgjuar të thotë se Floriani ka bërë një gabim. Do u tregoj të gjithëve se në çfarë niveli jam. Ky është fillimi im, kjo është kohai me. Flas shumë, por boksoj shumë më mirë, do e shihni këtë të shtunë”.

Më pas ishte radha e Prodan, i cili iu përgjigj: “Unë nuk flas shumë si Floriani, por do ta shikoni të shtunën. Marku, ti je askushi, vjen nga një sport tjetër, unë do të tregoj se çfarë është boksi”.

Një deklaratë e tillë ka sjellë dhe reagimin e boksierit shqiptar: “Mund të ndeshemi këtu nëse doni, eja të luftojmë këtu”. Më pas është dashur ndërhyrja e punonjësve të sigurisë për të qetësuar situatën.