RTSH Sport Live

Frikë për Espargaro, rënie shokuese në testet e Moto GP

  • 24/03/2023
  • |
  • Moto GP
Frikë për Espargaro, rënie shokuese në testet e Moto GP
Në Portimao, Portugali, piloti spanjoll humbi kontrollin e KTM-së së tij duke prekur barrierat

Dy flamuj të kuq pezulluan stërvitjen e dytë të lirë të GP Portugali, për garën e parë të Kampionatit Botëror MotoGP. Por ishte i dyti që ngjalli shqetësim dhe frikë: filloi të valëvitej menjëherë pas aksidentit të rëndë të Pol Espargaro, i cili humbi kontrollin e KTM e tij dhe përfundoi në barriera.

Goditja, fillimisht me asfaltin dhe më pas me barrierat, ishte e fortë. Piloti spanjoll u transportua me helikopter në spital për analiza, por është i vetëdijshëm, pavarësisht nga trauma në shpinë dhe gjoks. Testet duhet të përjashtojnë problemet e mushkërive ose kurrizit. Doktor Angel Charte, mjeku i Kampionatit Botëror, shpjegoi se Espargaro lëviz gjymtyrët, nuk ka probleme neurologjike, por dëmtimet e brendshme gjithsesi duhet të përjashtohen përmes analizave të reja.