Bota e futbollit mban zi për legjendën Gigi Riva, e cila u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ishte i shtruar që prej ditës së djeshme në departamentin e Kardiologjisë të spitalit Brotzu në Cagliari pas një sëmundjeje. Gjendja e tij duket se është përkeqësuar orët e fundit. Pasdite është lëshuar një buletin mjekësor ku thuhet se, “pacienti është i qetë dhe gjendja e tij e përgjithshme stabile”. Presidenti i Nderit i Cagliarit, 79 vjeç, ishte nderuar së fundmi nga Bashkia e Cagliarit, e cila kishte vendosur të emëronte stadiumin e klubit kuqeblu me të cilin ishte lidhur gjatë gjithë karrierës së tij, duke fituar edhe titullin historik të vitit 1969. /70.
Riva e lidhi karrierën e tij si futbollist dhe jetën e tij me Cagliari-n. Idhulli i padiskutueshëm dhe simboli i një populli krenar, të cilit i dha kampionatin e parë dhe të vetëm të fituar nga skuadra kuqeblu në vitin 1970. Riva është ende golashënuesi më i mirë në historinë e Cagliarit me 164 gola. Me kombëtaren italiane ishte kampion i Evropës në vitin 1968 në Romë dhe nënkampion bote në vitin 1970 në Meksikë. Me 35 gola në 42 paraqitje ai mban rekordin e realizomeve me fanellën e kaltër. Ai u rendit i 74-ti në renditjen e futbollistëve më të mirë të shekullit të 20-të të hartuar nga revista Ëorld Soccer. Në vitin 2011 ai u përfshi në “Hall of Fame” të futbollit italian në mesin e 'veteranëve'.