RTSH Sport Live

Gjermania e Hollanda nuk falin, Kroacia barazon

  • 11/10/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gjermania e Hollanda nuk falin, Kroacia barazon
Fitore të lehta për gjermanët dhe hollandezët, Kroacia ndalet në një barazim 2-2 me Sllovakinë

Shou i Hollandës në sfidën kualifikuese për Botërorin, “Katar 2022”. Të besuarit e Van Gal kanë bërë detyrën përballë Gjibraltarit, duke fituar me rezultatin e thellë 6-0. Në grupin G, megjithatë, Norvegjia, e privuar nga Haaland, nuk heq dorë dhe vazhdon të ndjekë portokallinjtë me fitoren kundër Malit të Zi.

Në garat e tjera spikat fitorja e Çekisë, e tërhequr nga ish-romanisti, Schick. Fitore e lehtë për Gjermaninë që mundi Maqedoninë 4-0. Kroacia ndalet: 2-2 kundër Sllovakisë së Marek Hamsik.

Fitore minimale për Uellsin, pa Bale, që mundi Estoninë 1-0 falë golit të Moore në pjesën e parë dhe kështu u ngjit në vendin e dytë, me 11 pikë. Turqia e Calhanoglu mund Letoninë 2-1, vetëm në finale me penalltinë e konvertuar nga Ylmaz në minutën e 99 -të.