RTSH Sport Live

Gjermania, Flick: Dorëheqje? Nuk është koha

  • 02/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gjermania, Flick: Dorëheqje? Nuk është koha
Fjalët e trajnerit Hans-Dieter Flick pas suksesit ndaj Kosta Rikës, i cili nuk mjaftoi për t'u kualifikuar

"Dorëheqje? Nuk është koha e duhur për të folur për këtë, e vështirë të përgjigjem tani pas eliminimit". Fjalët e trajnerit të Gjermanisë, Hans-Dieter Flick, pas suksesit 4-2 ndaj Kosta Rikës, i cili nuk mjaftoi për t'u kualifikuar në fazën e 16-shes. “Fituam, por mund të kishim shënuar më shumë gola – tha ai për ‘ARD’ – Megjithatë eliminimi nuk u vendos sot, 20 minutat kundër Japonisë ishin vendimtare”.

Ndërkohë, Thomas Müller njofton lamtumirën e tij me kombëtaren gjermane pas eliminimit nga Kupa e Botës. “Nëse kjo ishte ndeshja ime e fundit, dua të them diçka për tifozët e Gjermanisë: ishte një kënaqësi e madhe, kam pasur momente të shkëlqyera dhe kam lënë zemrën time në fushë në çdo ndeshje”. Me Gjermaninë ai fitoi Kupën e Botës në 2014 në Brazil. "Është një fatkeqësi e vërtetë. Dhemb, sepse rezultati ynë mund të ishte i mjaftueshëm - tha ai pas ndeshjes - Kemi një ndjenjë pafuqie".