RTSH Sport Live

Gjermania, kampione Bote!

  • 10/09/2023
  • |
  • Basketboll
Gjermania, kampione Bote!
Në finale gjermanët mundën Serbinë me rezultatin 83-77

Gjermania është kampione e botës në basketboll. Gjermanët triumfuan në finale e zhvilluar në Manila të Filipineve, duke fituar 83-77 kundër Serbisë. Ndeshje spektakolare dhe e ekuilibruar deri në fund, me Schröder (shënuesi më i mirë me 28 pikë) dhe Franz Wagner (19 pikë dhe 7 kërcime) që udhëhoqën skuadrën e Herbert. Për djemtë e Pesic nuk u mjaftuan paraqitjet e shkëlqyera të një super Bogdanovic (17 pikë) dhe një stoiku si Avramovic (21 pikë).

Gjermanët, kampionë të botës, serbët janë të kënaqur me medaljen e argjendtë. Por kur u vendos ndeshja? Momenti vendimtar ishte në pjesën e tretë, me rezultatin 22-10 në favor të gjermanëve, të cilët shtrënguan mbrojtjen dhe bënë maksimumin sulmues.