RTSH Sport Live

Gjermania, një lojtar i përfaqësueses është pozitiv me Coronavirus

  • 25/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Gjermania, një lojtar i përfaqësueses është pozitiv me Coronavirus
Kjo u komunikua nga Federata Gjermane e Futbollit, duke deklaruar se lojtari është asimptomatik dhe është në izolim. Sipas 'Bild', është mesfushori Hofmann

Një lojtar i përfaqësueses së Gjermanisë ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kjo u njoftua nga Federata Gjermane e Futbollit, duke theksuar se futbollisti, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, është asimptomatik dhe është vendosur në izolim.

Sipas raporteve nga 'Bild', lojtari pozitiv është Jonas Hofmann, mesfushori i Borussia Moenchengladbach dhe se lojtarët "janë të mbyllur në dhomat e tyre". Gazeta gjermane gjithashtu raporton se: "Ka shumë të ngjarë që lojtarët të ritestohen para fillimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës 2022".