Festë dhe shpresë për rikthimin e jetës normale pas një Pandemie të gjatë Covid-19. Ky ishte qëllimi i Festivalit të Gjimnastradës Shqiptare, e cila është zhvilluar tek Amfiteatri i Kodrave të Liqenit në Tiranë. Një festë, që vinte në 25-vjetorin e themelimit të Federatës Shqiptare të Gjimnastradës. 15 trupa të ardhura nga të gjitha rrethet e Shqipërisë kanë demonstruar vlerat e tyre jo vetëm në dancin artistik, por dhe në vallet popullore, duke treguar se trashëgimia kulturore është e theksuar tek moshat e vogla.
Shkodra, Lushnja, Durrësi, Kruja, Fieri, Tirana, Elbasani kanë ardhur jo vetëm me Shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, por dhe me Qendrat Kulturore të Fëmijë. Jo vetëm kaq, por një aktivitet që është shtrirë dhe në trojet shqipfolëse, ndërsa Peja ka qenë përfaqësuesja e Kosovës. E prania e Vllaznisë dhe Tiranë nga gjimnastika artistike, ku numrat janë gërshetuar me një koreografi mbresëlënëse, të paktën për Mjeshtren e Madhe, Mimoza Mevlani, tregon se kjo disiplinë sportive do të vazhdojë të jetë e gjallë.
Madje ka vlerësuar shumë trajnerët Izamir Krashi dhe Xheni Kozi, që sollën ekipet e tyre për të performuar në gjimnastradë. Diploma e Kupa për të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, ndërsa të gjithë ishin fitues. Të gjithë festuan e u gëzuar në këtë konkurs të gjimnastradës shqiptare. Një spektakël që pati dhe drejtim e Ketrin Gjonçajt e që do të vijë në ritransmetim në kanalin RTSH SPORT.