RTSH Sport Live

Harry Kane i tronditur, grabitësit i marrin makinën në mes të ditës

  • 14/11/2020
  • |
  • Gosip
Harry Kane i tronditur, grabitësit i marrin makinën në mes të ditës

Një moment aspak e mirë për Harry Kane, viktimë e një grabitja në mes të ditës. Sulmuesi i Tottenham ka “humbur” Range Rover-in e tij me vlerë 100 mijë stërlina, të cilin e kishte parkuar para shtëpisë. Një bandë e specializuar për vjedhje të tilla, ka vepruar në dritën e diellit, të paktën kështu është konstatuar nga pamjet e kamerave. Hajdutët kanë hyrë në rezidencën e lojtarit në Chingford, në pjesën lindore të Londrës dhe kanë zhbllokuar automjetin me një paisje elektronike që vepron në distancë. Ndërkohë, në momentin që grabitësit kanë vepruar, futbollisti nuk ndodhej në shtëpi.