RTSH Sport Live

Humbja e parë për Tiranën, Kukësi -3 nga kreu

  • 22/11/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Humbja e parë për Tiranën, Kukësi -3 nga kreu
Kukësi triumfon 2-1 në përplasjen e kryesuesve, duke hapur kampionatin

Skenari më i bukur i kampionatit realizohet në Loro Borici, me Kukësin fitues 2-1 në një ndeshje triller përballë Tiranës kryesuese, rezultat që hap krejtësisht kampionatin me Longon që vendoset tani -3 nga vendi i parë. Humbja e parë për Shehin dhe bardheblutë në kampionat, që shpresonin shumë të merrnin arratinë, duke i dhënë një goditje të fortë ambicjeve të të gjithë pretendentëve. Nuk ndodhi kështu, edhe pse në kampin kuksian vështirë se tolerohej një tjetër rezultat negative pas daljes në Kupë e humbjes me Skënderbeun.

Ky faktor motivoi veri lindorët, pavarësisht se bardheblutë kishin vetëm mungesën e Xhixhës, duke e bërë sulmin pronë të Ngo’o e Seferit. Pas raste, pothuaj asnjë i vërtetë në pjesën e parë me Seferin e Taipin që tentojnë të bëhen të rrezikshëm nga distance, pa impenjuar asnjë nga portierët. Tirana u duk me një lloj epërsie, falë kontributit të Totre e Limajt, por mesfushori dështoi të ndëshkonte ish-skuadrën e tij, në spondin e Ngo’o në të 28. Megjithatë mundësinë më të mirë e kishte vetë anglezi, tre minuta më pas, i ndalur nga Tafas e duke treguar se finalizimi është larg nga të qenit ai i kohëve të arta. 

Vetëm në shtesën e së parës Ndreca impenjoi Bekajn, që devijoi në kënd, por ishte sinjali se dicka kishte për të ndryshuar e kjo nuk i referohej  ndryshimeve të teknikëve me Domin e Gavazaj të zëvendësuar nga Peposhi e Feizhaos për Kukësin e Përgjonin që Shehi e nxorri në fushë për Behiratçe. As koha për tu orientuar, me planet të shpërfilluara nga goli i Milunovic, 4 minuta pas rifillimit, pas asist të Basa.

Reagim i vrullshëm i Tiranës, që kërkoi të evitonte humbjen, duke e vënë nën presion prapavijën e Longos, që me vështirësi, por mbajti larg rreziqet e madje edhe akrobacinë e Ngo’o që nuk gjeti portën. Kukësi përdori gjithcka mundi për të konsoliduar pozitat, me freskinë e Peposhit dhe aftësitë ajrore të Milunoviç, por u ndëshkua atëherë kur më pak e priste e për më tepër nga një episode që rrezikoi ti prishte misionin.

Peposhi shkaktoi penalltinë që Koci e akordoi vetëm pas sinjalizimit nga VAR, por kjo pak rëndësi kishte për Seferin, që mori përsipër të barazonte rezultatin në minutën e 82’, duke I dhënë Tiranës adrenalinën për të guxuar të merrte më shumë. Vetëm se kjo nuk ishte ndeshja për ta bërë dhe dy minuta nga fundi Basa e tregoi përse: kroati është fantastic para zonës bardheblu dhe goditja e tij është e pakapshme për Bekajn. Ndalon për herë të parë Tirana dhe Kukësi i afrohet 3 distanca larg. Shehi duhet të tregojë tani se të tijtë janë të aftë të ngrihen në këmbë, ndërsa Longo qetëson ambjentin dhe veten me një fitore në një ndeshje, që ngjante shumë për jashtë ose brenda për të.