RTSH Sport Live

Ibrahimoviç, gati për Kosovën

  • 29/09/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Ibrahimoviç, gati për Kosovën
Do të luajë në dy ndeshjet e radhës kundër Kosovës dhe Greqisë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç është përfshirë në listën e lojtarëve të Suedisë, që trajneri Janne Andersson ka grumbulluar për ndeshjet me Kosovën dhe Greqinë. Andersson, të martën ka publikuar listën prej 25 futbollistëve për ndeshjet e muajit të ardhshëm që Suedia do të luajë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Suedia i luan të dyja ndeshjet në shtëpi, në stadiumin “Solna Arena”. Më 9 tetor përballet me Kosovën, ndërsa tri ditë më vonë me Greqinë, në kuadër të Grupit B kualifikues. Ajo që ka rënë në dy në listën e Anderssonit është rikthimi i Ibrahimoviçit, i cili nuk ka luajtur që nga muaji mars për Suedinë për shkak dëmtimi.

Në fakt, Ibra pati luajtur në duelin e luajtur në Prishtinë kundër Kosovës, të cilin suedezët e patën fituar me rezultatin 3-0.