RTSH Sport Live

Ilir Daja bën prezantimin te Dinamo: Duhet përqëndrim

  • 11/09/2024
  • |
  • Abissnet Superiore
Ilir Daja bën prezantimin te Dinamo: Duhet përqëndrim
Trajneri i ri i Dinamos e nis aventurën e tij me derbin ndaj Partizanit të enjten

Prezantohet Ilir Daja si trajneri i ri i Dinamos. I rikthyer në krye të skuadrës blu pas gati 12 vitesh, Daja tregon se si e ka gjetur ish-skuadrën e tij, atje ku ka kontribuar jo vetëm si trajner, por dhe si futbollist, duke qenë edhe fitues trofeshë.

“E gjej në Superiore, aty ku e ka vendin, sepse është skuadra e dytë më e titulluar në futbollin shqiptar. E gjej me një shpi shumë të mirë, duke u nisur nga rajoni ku ne jemi, sepse krijon kushte për tu stërvitur sa më mirë”.

E nis këtë të enjte me një përballje derbi si ajo ndaj Partizanit. Aq më tepër që ka qenë në krye të skuadrës së kuqe përpara se të bëhej pjesë e Ballkanit. Për Dajën gjithçka duhet vlerësuar maksimalisht dhe skuadra të marrë pikët që i takon.

“Kanë një ekip që e ka ruajtur boshtin, pavarësisht se ka patur edhe largime. E kam drejtuar si skuadër dhe ka disa lojtarë që me cilësitë e veta individuale mund të bëjnë dëm në çdo moment, kështu që e rrit shkallën e vështirësisë dhe duhet të jemi të përqëndruar”.

E duke besuar tek grupi i lojtarëve, ndërsa në kampin blu presin dhe një ardhje të fundit, Daja ka patur dhe një thirrje për tifozët, që të vijnë e të japin më shumë motiv për ekipin.