Carlos Alcaraz rikthehet i madh në Indian Ëells. Spanjolli fitoi “Masters 1000” kalifornian duke marrë vendin e parë të renditjes ATP në dëm të Nole Djokoviç.
Rrezultati i dyfishtë i arritur nga 19-vjeçari spanjoll pas një dueli ku dominoi një rival siç është Daniil Medvedev. Për tenistin rus mënyra si humbi këtë takim, në terrenin aq shumë të preferuar (numëronte 19 fitore radhazi përpara humbjes të djeshme), tregon shumë mbi forcën e Alcaraz.
Ky i fundit bëri të vetin turneun në një finale ku i mjaftoi pak më shumë se një orë lojë për të mundur Medvedev, i cili u dorëzua me shifrat: 6-3, 6-2.