RTSH Sport Live

Inter-Crvena Zvezda, Inzaghi: Duhet vazhdimësi

  • 4 orë para
  • |
  • Futboll Bota
Inter-Crvena Zvezda, Inzaghi: Duhet vazhdimësi
Trajneri i zikaltërve prezanton në një konferencë shtypi ndeshjen ndaj serbëve, e vlefshme për ditën e dytë të Champions.

Interi është gati të presë Crvena Zvezdan në “San Siro”, një ndeshje e Ligës së Kampionëve plot rreziqe për djemtë e Simone Inzaghit.

Trajneri i zikaltërve e di mirë këtë dhe duke folur në konferencën për shtyp, nënvizoi: "Duhet t'i kushtojmë vëmendje kundërshtarit të radhës, ata janë një ekip shumë i stërvitur që kanë bërë shumë mirë në ligë. Do të jetë një ndeshje me rreziqe, do të na duhet t'i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”.

Dhe për skuadrën e tij ai ishte i qartë: "Interi duhet t'i japë vazhdimësi paraqitjeve të tyre në këtë moment, pa pësuar asgjë. Përqendrimi është një element shumë i rëndësishëm, ne e dimë se kemi parimet tona për të çuar përpara për disa kohë”.