Islam Dudaev është Kampion Europe për Shqipërinë në mundjen e lirë në peshën deri në 65 kilogram. Kampion Europe për herë të parë, ndërsa më parë ishte medalist i bronztë dy vjet më parë po në Bukuresht, ku po zhvillohet aktualisht Kampionati Europian. Në finale ka triumfuar 2-1 ndaj rusit Razidov, ndërsa kjo ishte fitorja e tij e pestë në pesë ndeshje në këtë Europian. Një sukses i merituar që e çon dhe në normën e kualifikimit për në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Gjatë karrierës së tij, që kur ka ardhur për Shqipërinë, ishte medalist i bronztë në Lojërat Mesdhetare në Oran më 2022. Më pas medalist i bronztë po më 2022 në Krasnovarsk, ndërsa i artë dhe i bronztë do të dilte në turneun “Dan Kolov8Nikola Petrov”. Të artat e tij janë dhe në turneun “Muhamet Malo”, kurse kjo medalje e artë në Bukuresht ishte arritja më e madhe për të dhe për mundjen shqiptare, sepse tanimë është me dy norma kualifikimi në “Paris 2024”.