RTSH Sport Live

Italia ose Ronaldo, në Botërorin e Katarit

  • 26/11/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Italia ose Ronaldo, në Botërorin e Katarit
Shorti i Play Off tregohet i pamëshirshme, Polonia e Lewandowskit luan ndaj Rusisë

Ditën e premte është hedhur shorti për fazën Play Off të botërorit Katar 2022, teksa goglat janë treguar të pamëshirshme me Italinë e Portugalinë. Të dyja janë në të njëjtin grup dhe vetëm njëra prej tyre do t’ia dalë të shkojë në Katar, duke e bërë më emocionuese fazën Play off.

Në vazon C, kampionët e Europës duhet të kalojnë fillimisht Maqedoninë e Veriut dhe më pas në finale do të luajnë ndaj Portugalisë ose Turqisë, por ajo që ndoshta mund të dëmtojë Kombëtaren e Mançinit është se finalja do të luhet në transfertë dhe jo në Itali.

Në vazon A dy gjysmëfinalet do të jenë Skoci-Ukrainë dhe Uells Austri, ndërsa në Vazon B do të luhen dy takime interesante ku nuk ka favoritë si Rusi-Poloni dhe Suedi-Republikë Çeke. Gjysmëfinalet e Play Off-it të Katar 2022 do të luhen më 24 mars, ndërsa 5 ditë më vonë, do të luhen finalet, ku edhe do të përcaktohen tre skuadrat e fundit që do të garojnë në Botërorin e ardhshëm.

 

Çiftet (gjysmëfinalet 24 mars; finalet 29 mars)

Gjysmëfinalja 1: Skoci-Ukrainë

Gjysmëfinalja 2: Uells-Austri

Finalja: Fituesi 2 - Fituesi 1

Gjysmëfinalja 3: Rusi-Poloni

Gjysmëfinalja 4: Suedi-Rep. Çeke

Finalja: Fituesi 3- Fituesi 4

Gjysmëfinalja 5: Itali-Maqedonia e Veriut

Gjysmëfinalja 6: Portugali-Turqi

Finalja: Fituesi 6 - Fituesi 5

Raundi i dyfishtë i playoff-it do të luhet në një ndeshje të vetme, gjysmëfinalja në shtëpinë e kombëtares me renditjen më të mirë të FIFA-s (nëntëdhjetë minuta dhe mundësisht shtesë dhe penallti).

Gjysmëfinalja do të luhet më 24 mars 2022 ndërsa aktet finale, të kombinuara me gjysmëfinalet tashmë në momentin e shortit, do të luhen më 29 mars në shtëpinë e njërit prej dy pretendentëve në bazë të shortit.

Ukraina dhe Rusia nuk mund të çiftohen me short.