RTSH Sport Live

Izraeli të përjashtohet nga “Paris 2024”

  • 23/07/2024
  • |
  • Sporte të tjera
Izraeli të përjashtohet nga “Paris 2024”
Komiteti Olimpik palestinez letër IOC e FIFA-s: “U thye armëpushimi olimpik”

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund të ketë gjithashtu pasoja në Lojërat Olimpike të Parisit. Komiteti Olimpik Palestinez njoftoi se kishte kërkuar zyrtarisht nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtare  “përjashtimin e menjëhershëm të Izraelit nga Lojërat e Parisit 2024”.

 Arsyeja e përmendur është se Izraeli ka shkelur armëpushimin olimpik, të shpallur nga vetë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, duke kryer “bombardime në Gaza që shkaktuan viktima civile”. Letra zyrtare – drejtuar presidentit të IOC Thomas Bach, por edhe Gianni Infantino, homologut të tij të FIFA-s, përmes Federatës Palestineze – “vëren se të dy këto institucione kanë vepruar me vendosmëri në të kaluarën kundër sulmeve ndaj armëpushimit olimpik”.

Si shembull në letër është përmendur në veçanti ”pezullimi i ekipeve ruse nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës”. Kështu, në këtë mënyrë, Komiteti Olimpik Palestinez kërkon nga Komiteti Olimpik ndërkombëtar që “të zbatojë të njëjtin rregull për Izraelin dhe të pezullojë atletët e tij nga Lojërat Olimpike”.