RTSH Sport Live

Japonia e para, Spanja e dyta, Gjermania kapitullon për herë të dytë radhazi

  • 01/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Japonia e para, Spanja e dyta, Gjermania kapitullon për herë të dytë radhazi
Fitorja e Japonisë 2-1 ndaj Spanjës bën që Gjermania të eliminohet, pavarësisht fitores 4-2 ndaj Kosta Rikës

Një tjetër arritje e Japonisë, e cila përmbys 2-1 Spanjën dhe kualifikohet si e para e Grupit E në fazën e 16-shes të Botërorit 2022 ku gjen Kroacinë. Pjesa e parë njëkahëshe, ku “Furitë e Kuqe” zhbllokuan ndeshjen në minutën e 11-të me një goditje me kokë të Moratas dhe më pas menaxhuan rezultatin. Moriyasu aktivizon në interval Doan dhe Mitoma dhe përmbys ndeshjen në 3 minuta: i pari befason Unai Simon në minutën e 48-të, i dyti shërben asistin për prekjen fituese të Tanakës (51'). Goli u anulua në fillim për shkak se topi kros dukej se kishte kaluar vijën fundore, por më pas arbitri e konfirmoi me VAR. Për “Furitë e Kuqe” në 16-she është Maroku.

Një tjetër zhgënjim për Gjermaninë në Kupën e Botës. Për të dytën herë radhazi kombëtarja gjermane eliminohet në fazën e grupeve dhe këtë herë është diferenca e golave ​​që dënon të besuarit e Flick. Fitorja 4-2 ndaj Kosta Rikës ishte e kotë, pasi në ndeshjen tjetër Japonia mundi Spanjën duke u kualifikuar kështu në vendin e parë, ndërsa Furitë e Kuqe me katër pikë shkojnë në 16-she për diferencën më të mire golash.