RTSH Sport Live

Jasir Asani: I kishim mundësitë, por… kënaqemi edhe me barazimin

  • 25/01/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Jasir Asani: I kishim mundësitë, por… kënaqemi edhe me barazimin
"Diferenca me Vllazninë? Ata kanë bërë një sezon të mirë, por ka akoma dhe shumë ndeshje"

Në një lidhje direkte me emisionin Rubrika Sportive në RTSH Sport, sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani ka komentuar barazimin 1-1 të arritur përballë Teutës, dhe jo vetëm.

“Ishte një ndeshje e fortë e luftuar. I kishim mundësitë për të fituar, rastet nuk munguan, por jemi të kënaqur edhe me barazimin. Fusha nuk na lejoi te tregonim cilësitë tona, kishte shumë erë”.

“E nisëm ndeshjen shumë mirë, shënuam dhe golin, por terreni nuk na lejoi të tregonim cilësitë tona. Gjithsesi, duhet të pranoj se jemi të kënaqur me barazimin. Kartoni i kuq? Arbitri e ka parë më mirë, por ne kishim raste më të mira për të fituar ndeshjen”.

 “E kishim përgatitur ndeshjen për ta fituar, por siç e thashë edhe më parë, terreni na pengoi, nuk na lejoi të bënim lojën tonë ashtu siç e kishim përgatitur,  kështu që edhe një pikë na kënaq”.

“Ardhja e Ferhan Hasanit? Mendoj se ka cilësi shumë të mira, vjen në një skuadër të madhe dhe mendoj se do na japë shumë cilësi. Konkurenca? Do aktivizohet lojtari që është më shumë në formë, në fund e vendos trajneri”.

“Ndeshja me Vllazninë? Do ta përgatisim sa më mirë këtë sfide dhe do të kërkojmë të fitojmë, sepse kemi një skuadër shumë të mirë. Diferenca me Vllazninë? Ata kanë bërë një sezon të mirë, por ka akoma dhe shumë ndeshje, t’ia lëmë kohës”.