RTSH Sport Live

Juventus shkëlqen në “Camp Nou”, Chelsea barazon, Sevilla bën detyrën

  • 08/12/2020
  • |
  • Futboll Bota
Juventus shkëlqen në “Camp Nou”, Chelsea barazon, Sevilla bën detyrën

Juventus dhe Cristiano Ronaldo kanë përjetuar një mbrëmje të magjishme në Camp Nou, duke marrë një fitore 3-0 përballë Barcelonës, e detyruar të zbresë në vendin e dytë në grup. Chelsea, me objektiva të arritura, ka barazuar në shtëpi, Ndërsa Sevilla ka bërë detyrën në transfertë. Dynamo Kiev ka fituar duelin për një vend në Europa League me Ferencvaros.

GRUPI E – Chelsea, që kishte siguruar më parë kualifikimin dhe vendin e parë, nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Krasnodar. Cabella shënoi i pari për miqtë në minutën e 24-ët, po londinezët vendosën barazpeshën vetëm katër minuta më vonë me anë të Jorginho nga pika e 11-metërshit. Krasnodar do të vazhdojë në Europa League. Në sfidën tjetër, Sevilla e vendit të dytë,  nuk ka falur në transfertë përballë Rennes, duke fituar me rezultatin 3-1, me gola të Kounde 32’ dhe El Nesyri 45’ dhe 81’. Goli i vetëm për francezët u shënua nga Rutter 86’ nga pika e 11-metërshit.

RENDITJA/GRUPI E

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Chelsea

6

4

2

0

14

2

+12

14

2

Sevilla

6

4

1

1

9

8

+1

13

3

Krasnodar

6

1

2

3

6

11

-5

5

4

Rennes

6

0

1

5

3

11

-8

1

GRUPI G – Juventus ka thelluar akoma më shumë krizën e Barcelonës, pavarësisht se kjo e fundit është kualifikuar për më tej në Champions League. Në sfidën e luajtur mbrëmë në Camp Nou, ku në lojë ishte vendi i parë në grup, bardhezinjtë kanë triumfuar 3-0, duke detyruar katalanasit të zbresin në vendin e dytë. Cristiano Ronaldo ka arritur të shënojë dy herë, dy gola nga pika e bardhë, duke fituar duelin me Lionel Messi-n. Goli tjetër i bardhezinjve është shënuar nga Mc Kennie. Në sfidën tjeër të këtij grupi, Dynamo Kiev ka marrë një fitore 1-0 përballë Ferencvaros, që i ka dhënë të drejtën për të vazhduar në Europa League.

RENDITJA/GRUPI G

#

Skuadrat

Nd

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Juventus

6

5

0

1

14

4

+10

15

2

Barcelona

6

5

0

1

16

5

+11

15

3

Dynamo Kyiv

6

1

1

4

4

13

-9

4

4

Ferencvaros

6

0

1

5

5

17

-12

1