Daniele Orsato është shpallur arbitri më i mirë në Kupën e Botës zhvilluar së fundmi në Katar. Italiani fitoi çmimin ndërkombëtar Xhulio Kampanati. Pas Orsatos ishte Shimon Marçiniak, arbitri polak që drejtoi finalen mes Francës dhe Argjentinës. Gjatë Botërorit të Katarit, Daniele Orsato arbitroi tre ndeshje, përballjen hapëse Katar-Ekuador, Argjentinë-Meksikë dhe gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci.
Orsato bëhet arbitri i dytë italian që merr një vlerësim të tillë. Në të kaluarën, dy herë pati sukses Nicola Rizzoli, i cili u zgjodh arbitri më i mirë i Botërorit në vitin 2014 dhe i Kampionatit Evropian në 2016. Çmimi ndahet nga një juri e përbërë nga gazetarë sportivë, drejtues, përfaqësues të botës së arbitrave dhe ish-gjyqtarë.
Për Daniele Orsaton, kjo është një tjetër njohje e karrierës së tij të madhe, pasi në vitin 2020 u zgjodh arbitri më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit