RTSH Sport Live

Katar 2022/Franca ndalet, Belgjika e Portugalia fitojnë, Kroacia bie

  • 24/03/2021
  • |
  • Boterori Katar 2022
Katar 2022/Franca ndalet, Belgjika e Portugalia fitojnë, Kroacia bie
Kampionia e Botës ka barazuar me Ukrainën, Djajtë e Kuq mundën Uellsin, nënkampionët u mundën në Slloveni, një autogol me Azerbajxhanin është i mjaftueshëm për portugezët

Befasi në Paris, ku Kampionia e Botës, Franca, u ndal në 1-1 nga Ukraina e trajnerit Shevchenko në urgjencë të plotë. Në debutimin e kualifikueseve të Kupës së Botës 2022, të besuarit e Deschamps kaluan në epërsi në minutën e 19-të me një gol nga Griezmann. Sidoqoftë, Bleus nuk arritën të siguronin suksesin dhe në minutën e 57 u ndëshkua nga goditja e Sydorchuk e devijuar nga Kimpembe dhe që mposhti Lloris.

Belgjika filloi raundin kualifikues me një fitore 3-1 ndaj Uellsit: De Bruyne, Thorgan Hazard dhe Lukaku me penallti iu përgjigjën golit të Wilson. Ajo që e fillon keq këtë aventurë kualifikuesesh është Kroacia, e cila humbi derbin ballkanik, 1-0 me Slloveninë (shënoi Lovriç). Portugalia e Ronaldos mundi ngushtë Azerbajxhanin (autogol i Medvedev), Republika Çeke shpërthen (6-2 kundër Estonisë). Me fitore, gjithashtu Serbia, Rusia, Norvegjia dhe Mali i Zi.