RTSH Sport Live

Katar 2022, mësohen bazat e skuadrave

  • 29/07/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Katar 2022, mësohen bazat e skuadrave
 ¾ e skuadrave në Botërorin e këtij viti janë brenda një rrezeje prej vetëm 10 km

Kampionatit Botëror i Futbollit “Katar 2022”, do të nisë më 21 nëntor dhe finalja do të zhvillohet më 18 dhjetor, ndërsa i gjithë turneu do të luhet në 8 stadiume. Tre të katërtat e skuadrave në Katar këtë vit do të bazohet brenda një rrezeje prej vetëm 10 km ose gjashtë miljesh nga njëra-tjetra, ka thënë organizmi që qeveris futbollin botëror, ndërsa ka njoftuar hotelet dhe vendet e stërvitjes për 32 skuadrat. Ndryshe nga turnetë e mëparshëm, çdo ekip do të qëndrojë në të njëjtin hotel dhe do të përdorë të njëjtën bazë stërvitore gjatë gjithë turneut.

“Lojtarët do të kenë më shumë kohë për t'u stërvitur dhe pushuar gjatë garës, ndërkohë që do të jenë në gjendje të përjetojnë nga afër entuziazmin që do të pushtojë vendin, pasi lojtarët e tjerë dhe tifozët e pasionuar nga të 32 kombet do të mblidhen në një zonë të vetme”, - deklaroi, Shefi Operativ i FIFA-s për Botëron, Kolin Smith. Turneu, që do të luhet në tetë stadiume, fillon më 21 nëntor dhe finalja do të zhvillohet më 18 dhjetor. FIFA tha se akomodimet variojnë “nga hotelet me 4 dhe 5 yje deri te vilat, resortet dhe akomodimet jo nëpër hotele, duke përfshirë rezidencat e akademisë sportive dhe banesat shkollore/universitare”.

“Ashtu si me të gjitha projektet tona të Botërorit, planifikimi për të ardhmen ka qenë një faktor kyç dhe shumë nga vendet e trajnimit të rinovuara dhe të ndërtuara do të përfitojnë klubet dhe komunitetet lokale shumë kohë pasi të ketë përfunduar turneu”, - tha Naser al-Khater, kreu ekzekutiv i “Katar 2022”.

“Hotelet e reja do të mbështesin gjithashtu industrinë në rritje të turizmit të Katarit pas vitit 2022: - shtoi zyrtari arab. Më shumë se një milion tifozë pritet të vizitojnë Katarin përgjatë këtij turneu.