RTSH Sport Live

Katar 2022 pasuron klubet gjermane, ja sa para kanë përfituar nga lojtarët në Botëror

  • 23/12/2022
  • |
  • Boterori Katar 2022
Katar 2022 pasuron klubet gjermane, ja sa para kanë përfituar nga lojtarët në Botëror

Klubet gjermane kanë përfituar një pjesë të mirë të sasisë të parave të vendosura në dispozicion nga FIFA nëpërmjet "Club Benefits Programme". Siç dihet qeveria botërore e futbollit ka vendosur plot 200 milionë euro në dispozicion të klubeve që dërgojnë me kombëtaret respktive lojtarë në finalet e Botërorit. Sa i përket skuadrave gjermane shifra në tolat është rreth 16.38 milionë euro.

Sistemi – Programi i FIFA-s shpërblen klubet për lojtarët që luajnë në finale me plot 349.000 mijë euro. Ndërsa për lojtarët që luajnë në gjysëmfinale paguan 302.000 mijë euro, në çerekfinale 264.000 mijë euro, në 1/8 208.000 mijë euro dhe në fazën në grupe 170.000 mijë euro. FIFA ka vendosur që shuma të mos i akordohet vetëm ekipit aktual që zotëron kartonin e lojtarit, por të ndahet edhe mes skuadrave që kanë patur nën kontratë futbollistin deri dy ditë para startit të eventit (në këtë rast është Botërori). 1/3 e shifrës i shkon klubit aktual ndërsa 2/3 klubeve të dy sezoneve të fundit. Për këtë motiv Bayern ka përfituar nga Lewandowski plot 139.000 mijë euro. Ndërsa Eintracht-i mori 170.000 mijë euro nga prezenca e Kevin Trapp në fazën në grupe me Gjermaninë ndërsa "vetëm" 116.000 mijë euro përfitoi nga Randal Kolo Muani që mori pjesë deri në finale të eventit. Francezi mbërriti në verë në Gjermani dhe për këtë motiv ish- klubi i tij, FC Nantes ka arkëtuar 2/3 të totalit pra dyfishin e shqiponjave të Frankfurtit.  

Shifra e arkëtuar për çdo klub nga FIFA:

Bundesliga

Bayern München           3.811.000 Euro

Borussia Dortmund       2.040.000 Euro

Borussia M'gladbach     1.498.000 Euro

RB Leipzig                     1.480.000 Euro

Eintracht Frankfurt        1.441.000 Euro

VfB Stuttgart                 718.000 Euro

Bayer 04 Leverkusen     679.000 Euro

SC Freiburg                   672.000 Euro

VfL Ëolfsburg                614.000 Euro

FC Augsburg                 586.000 Euro

TSG Hoffenheim           529.000 Euro

Hertha BSC                   437.000 Euro

FSV Mainz 05               416.000 Euro

Werder Bremen            409.000 Euro

VfL Bochum                 252.000 Euro

FC Köln                        227.000 Euro

Union Berlin                113.000 Euro

FC Schalke 04              69.000 Euro

Bundesliga 2

Fortuna Düsseldorf        139.000 Euro

FC St. Pauli                    139.000 Euro

Hannover 96                  113.000 Euro