RTSH Sport Live

Kategoria e Parë: Burreli në vend të parë, Korabi barazon me Partizanin B

  • 04/03/2021
  • |
  • Futboll Vendi
Kategoria e Parë: Burreli në vend të parë, Korabi barazon me Partizanin B
Skuadra matjane ka arritur të mundë Besëlidhjen me rezultatin 1-0, dibranët kanë barazuar 1-1 me të kuqtë

Janë luajtur sot dy takime të Kategorisë së Parë në Grupin A të vlefshme për javën e 13-të. Burreli ka arritur të marrë një fitore minimale, 1-0 përballë Besëlidhjes, që i ka dhuruar dhe rikthimin në vendin e parë në klasifikim. Fati i kësaj sfide është vendosur në minutën e 82-të nga një gol i Danajt. Por nuk kanë munguar dhe kontestimet nga ana e lezhjanëve, që kanë pretenduar për një penallti, por gjyqtari Juxhin Xhaja nuk ka qënë i këtij mendimi.

Ndërkohë në ndeshjen tjetër të këtij grupi, të zhvilluar po sot, Korabi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në përballjen me Partizanin B. Të kuqtë kanë shënuar të parët me anë të Bërdufit, por avantazhi ka zgjatur vetëm pesë minuta pasi dibranët janë përgjigjur me një gol të shënuar nga Skuka.

KATEGORIA E PARË/GRUPI A

Rezultatet:

BURRELI-BESËLIDHJA 1-0

Golat: Danaj 82

KORABI-PARTIZANI B1-1

Golat: Skuka 27’/Bërdufi 22’

RENDITJA

#

Skuadrat

Nd.

F

B

H

G.SH

G.P

+/-

P

1

Burreli

12

8

4

0

23

7

+16

28

2

Dinamo

11

8

2

1

15

3

+12

26

3

Korabi

12

6

3

3

13

8

+5

21

4

Erzeni

12

4

3

5

12

11

+1

15

5

Besëlidhja

11

3

4

4

12

11

+1

13

6

Vora

12

3

2

7

5

16

-11

11

7

Oriku

11

3

2

6

4

10

-6

11

8

Partizani B

11

2

4

5

11

17

-6

10

9

Veleçiku

12

1

4

7

8

20

-12

7