RTSH Sport Live

Kategoria e Parë, Tomori dhe Besa shënojnë 6 gola për një pikë

  • 05/02/2023
  • |
  • Kategoria e Parë
Kategoria e Parë, Tomori dhe Besa shënojnë 6 gola për një pikë

Tomori dhe Besa barazuan në një ndeshje ku u shënuan plot 6 gola. Të parët në avantazh kaluan vendasit por miqtë barazuan shpejt edhe pse në fund të pjesës të parë nuk mundën që të mbanin barazimin. Në pjesën e dytë skuadra kavajase ia doli që të përmbyste gjithçka duke detyruar Tomorin të hidhej i gjithi në sulm në fund të takimit për të arritur golin e “paqes”.

Në një tjetër barazim u mbyll dhe takimi mes Burrelit dhe Lushnjës, ku të dyja skuadrave nuk iu bën punë ky rezultat.

Ndërsa Besëlidhja i largohet vendit të fundit pas fitores 1-0 që arriti përballë Turbinës.

Ndeshjet e sotme

BESËLIDHJA – TURBINA 1-0 (Hepaj 15′)

BURRELI – LUSHNJA 1-1 (Kurbneshi (P) 54′ / Samake 64′)

TOMORI – BESA 3-3 (Ismailaj 2′, Shaqe 27′, Hida 87′ / Ntephe 3′, Veriu 52′, Onuh 82)′