RTSH Sport Live

Kukësi përforcohet në mesfushë, vjen Hila

  • 11/06/2021
  • |
  • Abissnet Superiore
Kukësi përforcohet në mesfushë, vjen Hila
Mesfushori, që ka luajtur së fundmi me Gjilanin, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me verilindorët

Kukësi ka goditur në merkato, duke afruar një mesfushorë. Bëhet fjalë për Ardit Hilën, i cili vjen nga Superliga e Kosovës. Ka luajtur me Prishtinën dhe së fundmi me Gjilanin. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi verilindorë, i cili ka bërë të ditur dhe kohëzgjatjen e kontratës, e cila do të jetë 2-vjeçare.

Njoftimi i klubit:

“ZYRTARE! Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit

Futboll Klub Kukesi njofton se mesfushori Ardit Hila eshte zyrtarisht futbollist i Kukesit. Klubi ka arritur marreveshje me mesfushorin 28 vjecar, duke firmosur kontrate per 2 sezonet e ardhshme.

Hila vjen ne klubin e Kukesit pas nje aventure ne Kosove, ku ishte pjese e Gjilanit. Hila eshte njohes i mire i Kategorise Superiore teksa ka qene pjese e skuadres se Elbasanit, Teutes e Partizanit duke fituar edhe titull kampion ne Shqiperi. Klubi i Kukesit i uron Hiles shume suksese me fanellen e Kukesit! Miresevjen Ardit!

“Me ka munguar Shqiperia. Ika si kampion dhe shpresoj te rikthehem si kampion me Kukesin. Pse Kukesin? Me bindi projekti i Kukesit dhe fakti qe luan gjithmone per trofe, ma beri me te lehte zgjedhjen time. Uroj qe ne Kukes te rikthejme trofeun e titullit kampion dhe Kupen e Shqiperise. Forca Kukesi”, u shpreh Hila ne prononcimin e tij te pare si futbollist i Kukesit.

Skeda e Lojtarit:

Emri: Ardit Hila

Mosha: 28 vjeç

Kombësia: Shqiptar

Gjatësia: 1.80 m

Pozicioni: Mesfushor

Klubet e mëparshme: Elbasani, Teuta, Partizani, Prishtina, Gjilani.