RTSH Sport Live

Kumbulla: Espanjoli besoi tek unë! E Ardhmja? Mendoj vetëm për kombëtaren

  • 18/10/2024
  • |
  • Futboll Vendi
Kumbulla: Espanjoli besoi tek unë! E Ardhmja? Mendoj vetëm për kombëtaren

Marash Kumbulla është sot ndër futbollistët më të mirë në La Liga. Mbrojtësi shqiptar, aktualisht i huazuar te Espanyol, ka gjetur besim, kohë loje dhe vazhdimësi tek Espanjol. Pikërisht në këtë mënyrë ai arriti të lërë pas përfundimisht dëmtimin e gjatë të pësuar në prill 2023, por pasojat e të cilit zgjatën gjatë deri në vitin 2024.

“Por jemi në fillim... Sigurisht që ndihem mirë dhe po luaj mirë. Po gjej vazhdimësi, që është gjëja më e rëndësishme për një sportist, shpresoj të vazhdoj kështu”, u përgjigj qendërmbrojtësi i Romës për ata që e përcaktojnë atë si më të mirin në rolin e tij në ligën më të mirë spanjolle.

Gjatë intervistës së dhënë sot për Corriere dello Sport, Kumbulla shpjegoi arsyet e këtij transferimi: "Si trajneri dhe drejtuesit më kërkuan dhe më bënë të ndihem i rëndësishëm. Askush nuk mund t'ju garantojë një pozicion të përhershëm, por kam ndjerë se klubi kishte besim tek unë dhe ishte e vërtetë që edhe unë mbërrita gati, sepse kisha bërë përgatitje të mirë me Romën”.

Në fund një batutë për të ardhmen: "Nuk e di. Është e vërteta. Fakti është që nuk mendoj për këtë. Jam këtu dhe dua të kontribuoj në shpëtimin e Espanyolit. Unë duhet të mendojmë për kombëtaren shqiptare në fund të sezonit do të shohim se çfarë është më e mira për të bërë”, ka thënë mes të tjerash Kumbulla.