RTSH Sport Live

Kupa e Amerikës, skuadrat në përgatitje

  • 10/06/2021
  • |
  • Futboll Bota
Kupa e Amerikës, skuadrat në përgatitje
Gjithçka rreth Mesit, Nejmar, Kavanit e Suarez

Në përfundim të ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës Katar 2022, skuadrat kombëtare të Amerikës Latine, po bëhen gati për të një tjetër veprimtari të rëndësishme. Bëhet fjalë për Kupën e Amerikës. 10 ekipe të ndara në dy grupe do të nisin këtë veprimtari në 13 qershor me ndeshjen Brazil-Venezuelë, për t’i mbyllur ndeshjet në grupe në 28 qershor me Uruguaj-Paraguaj.

Pas shumë polemikash, kundërshtimesh e mospranimesh, për shkak të pandemisë së koronavirusit, numrit të lartë të të infektuarve në vend, si dhe frikës për rritjen e numrit të tyre, më në fund Conmebol, vendosi t’ia besojë dy shteveve këtë veprimtari, Argjentinës dhe Brazilit. Edhe pse ky i fundit po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi ka një numër shumë të lartë të të infektuarve me Covid-19.

Grupi A ka përbërje: Argjentinë, Bolivi, Uruguaj, Paraguaj, Kili. Grupi B: Brasil, Colombia, Ecuador, Venezuela, Perú. Brazili e ka përqëndruar të gjithë lojën e tij te sulmuesi i vet kryesor, Neymar. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në të gjitha kohërat për Brazilin, pas Pele. Uruguaji ka besim te Edinson Cavani Dhe Luis Suarez për Kupën e Amerikës.

Cavani ka shënuar 51 gola në 118 ndeshje të luajtura me Uruguajin. Ndërsa Suarez është është golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave në vendin e tij. Argjentina vazhdon të besojë te Lionel Messi përpara Kupës së Amerikës 2021. Messi është golashënuesi kryesor i të gjitha kohërave të skuadrës argjentinase dhe ka realizuar një rekord, duke fituar gjashtë Topa të Artë.

Kolumbia do t’i besojë aftësive të sulmuesit të saj kryesor Radamel Falcao.  Skuadra që fiton trofeun do të përfitojë 10 milion dollarë, 2.5 milion dollarë më shumë se 7.5 që Brazili fitoi në 2019. Kjo shumë i shtohet 4 milion dollarëve që secila skuadër merr për pjesëmarrje, e cila përdoret për të mbuluar shpenzimet e përgatitjes dhe logjistikës.