RTSH Sport Live

Kylian Mbappé i habit të gjithë, shfaqet me flokë blu

  • 16/12/2020
  • |
  • Gosip
Kylian Mbappé i habit të gjithë, shfaqet me flokë blu

Në blu, pikturuar blu. Kylian Mbappé ndryshon pamjen dhe i befason të gjithë. Kampioni i PSG-së ka postuar një foto në Instagram që e portretizon atë me flokë blu, duke shkaktuar reagime të shumta të bashkëlojtarëve dhe më gjerë. Flokët që kujtojnë emojin e "fytyrës blu", ose fytyrën e ngrirë që tregon dhëmbët dhe dridhet nga të ftohtit: “E mërkura në Paris" shkruajti sulmuesi që shoqëronte imazhin. Nga Di Maria te Pembélé, duke kaluar te Aurier: kolegët e francezit ishin të habitur nga risia më e fundit.

E ardhmja e Mbappé vazhdon të jetë një pikëpyetje e madhe. Ai vazhdon të shtyjë negociatat për rinovimin e kontratës, Real Madrid shikon me dritat e fikura dhe gjithmonë ëndërron ta çojë atë në Bernabeu.

Por do të ketë kohë për të menduar për gjithçka që do të vijë, së pari do të duhet të përqendrohet në Ligue 1 (PSG do të përballet me Lorient) dhe Champions (përballje shumë e vështirë e dyfishtë me Barcelonën e Messit).