RTSH Sport Live

Lazio, Tare nuk po mendon për derbin: Shpesh kemi qasje të gabuar...

  • 16/03/2023
  • |
  • UEFA Europa League
Lazio, Tare nuk po mendon për derbin: Shpesh kemi qasje të gabuar...
Drejtori sportiv i bardhekaltërve ka folur para ndeshjes kundër AZ që vlen çerekfinalen: “Ekipi i fokusuar, na duhet vetëm një rezultat”

Të kalojë raundin dhe të fluturojë për në çerekfinalet e Ligës së Konferencës. Më pas të mendojë për derbin për t'u ngjitur edhe më lart në renditje dhe për të udhëhequr rrugën mes skuadrave që luftojnë për Champions League. Moment vendimtar për Lazion që luan shumë, shumë, në pak ditë. Drejtori sportive, Igli Tare foli për Sky Sport për sfidën ndaj Az dhe më gjerë: "Jemi vërtet të fokusuar, kemi folur shumë me ekipin. Sonte kemi vetëm një rezultat, nuk ka diskutime. Për të vazhduar duhet të fitojmë dhe të përpiqemi të rikuperojmë atë që humbëm në ndeshjen e parë”.

"Qasja ndaj ndeshjes duhet të jetë ajo e 20 minutave të para të ndeshjes së parë, kur kaluam në avantazh, atëherë ishte një tjetër ndeshje. Shpesh kemi marrë qasje të gabuar, nuk duhet të ndodhë kur luan në Evropë ku niveli është shumë i lartë. Disa gabime nuk duhen bërë, veçanërisht kur presohesh nga ekipe që janë shumë të mira për ta bërë këtë”.