RTSH Sport Live

LeBron James dhe fraza për të ardhmen: Më duhet të reflektoj

  • 23/05/2023
  • |
  • Basketboll
LeBron James dhe fraza për të ardhmen: Më duhet të reflektoj
LBJ, pas eliminimit të Lakers nga play-off, ngrin tifozët me një deklaratë surprizë për tërheqjen e tij të mundshme.

Një rikthim do të kishte qenë historik, por tani edhe ajo flakë shprese për Los Angeles Lakers është shuar përfundimisht pas fitores së Denver Nuggets sërish në ndeshjen-4 (4-0) dhe eliminimit nga play-off për LeBron James dhe shokët e tij. Një goditje e fortë që tani e bën LeBron të lëkundet, të dyshimtë për të ardhmen e tij.

Pasi e mbylli ndeshjen me 40 pikë, duke demonstruar - nëse do të duhej akoma - të jetë shkatërrues edhe në moshën pothuaj 39-vjeçare (do t'i mbushë në dhjetor), LeBron James në një konferencë shtypi mbi të ardhmen e tij deklaroi, "Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Nuk e di, kam shumë për të menduar për të qenë i sinqertë”. Më pas ai shtoi: “Më duhet të mendoj nëse do të vazhdoj të luaj basketboll”. Fjalë që bëjnë të dridhet gjithë bota e NBA-së.