RTSH Sport Live

Leverkusen dominon, por është 0-0 ndaj Bayern-it

  • 15/02/2025
  • |
  • Gjermani
Leverkusen dominon, por është 0-0 ndaj Bayern-it
Aspirinat luajnë dukshëm më mirë dhe godasin dy traversa, megjithatë bavarezët mbeten në +8

Java e 22-të të Bundesligës sheh barazimin 0-0 të Leverkusenit me Bayern Munich, në ndeshjen mes të parës dhe të dytës në renditje. Formacioni i drejtuar nga Xabi Alonso luajti më mirë, goditi dy traversa, por mbetet -8 pas bavarezëve.

Ndeshja përfundoi pa gola, me Bayern që rritet në 55 pikë dhe Leverkusen me 47 pikë, pra diferenca mes dy skuadrave mbetet 8 pikë.

Ndërkohë, Borussia Dortmund ra 2-0 në derbin kundër Bochum-it, ndërsa Freiburg mundi St. Pauli 1-0. Fitore 2-1 ajo e Ëolfsburgut në fushën e Shtutgart. Po 2-1 fitoi dhe Borussia Mönchengladbach ndaj Union Berlin.