Struga kërkon të vazhdojë aventurën e saj në Conference League. Pasi eleminoi Buducnostin, kampionët e Maqedonisë së Veriut do të përballen në raundin e tretë të Conference League me skuadrën nga Luksemburgu Sëift Hesperange. Trajneri Shpëtim Duro ka folur për ndeshjen e ditës së enjte.
Patjetër që këtë takim skuadra jonë e pret me mjaft interes, sepse është moment historik dhe do të tentojmë për të kaluar në play off, deklaroi fillimisht Duro.
Trajner kryeqytetas as që e vë në diskutim dëshirë ne futbollistëve të tij për të dhënë maksimumin përballë kundërshtarit nga Luksemburgu. “Frika më e madhe e motivimit për mua ishte ndeshja e kampionatit e ditës së diel, duke pasur parasysh se kishim harruar për një çast kampionatin, duke u futur tek ajo atmosfera e Kupave të Europës, por unë falënderoj skuadrën, që u përqendrua dhe e zgjodhi me jashtëzakonisht mençuri takimin e parë të kampionatit, për të menduar për këto dy takime shumë të rëndësishme për ne.