RTSH Sport Live

Liverpool, Klopp paralajmëron Ancelotti-n: Nuk kemi asgjë për të humbur

  • 14/03/2023
  • |
  • Futboll Bota
Liverpool, Klopp paralajmëron Ancelotti-n: Nuk kemi asgjë për të humbur
Trajneri i Liverpool-it ëndërron rikthimin: “Do të përpiqemi, duhet të rrezikojmë”

Jurgen Klopp nuk dëshiron të heqë dorë, pavarësisht rezultatit të pastër 5-2 që pësoi Liverpooli i tij përballë Realit në ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve, ai ëndërron një grusht shteti në Bernabeu. Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes, trajneri i Reds paralajmëroi galaktikët: "Ne kemi vetëm 1% shanse për të kaluar, por do të përpiqemi. Do të luajmë kundër një kundërshtari të fortë dhe do të përpiqemi të fitojmë, kjo është pse jemi këtu dhe do të shohim se ku do të jemi nesër. Ne e respektojmë shumë Real Madridin, por mezi pres për ndeshjen e nesërme”.

"Nëse kemi ditur të befasojmë negativisht, tani duhet të jemi në gjendje të befasojmë veten në një mënyrë pozitive. Është e qartë që nuk jemi këtu për t'i thënë Realit ‘po vijmë’, por jemi këtu për ta fituar. Duhet të jemi top për të fituar, për të kaluar dhe raundin. Do të përpiqemi”, nënvizoi Klopp.

Duke u rikthyer në ndeshjen e parë, Klopp shpjegoi: "Ndryshimet në pjesën e dytë ishin një problem, nuk mund të ndalojmë gjithmonë Vinicius ose Benzema, por në pjesën më të madhe të ndeshjes ia dolëm. Taktikisht duhet të jemi super aktiv, presioni ynë në mesfushë duhet të jetë i jashtëzakonshëm. Duhet të rrezikojmë, por të shmangim kundërsulmin”.

Çfarë duhet për të ndryshuar rezultatin? Klopp është i sigurt: "Duhet të bëjmë atë që bëmë në pjesën e parë të ndeshjes së parë, por pa pësuar gol. Nuk do të kalojmë? 100% e njerëzve këtu janë të bindur për këtë. Por nëse unë jam i vetmi qe beson edhe pak, kjo eshte e mirë. Unë jam komplet një outsider, ky është futbolli. Nuk kemi çfarë të humbim, sigurisht jemi në një situatë më të mirë se kur mund të humbasësh gjithçka. Mund të humbasim, mundemi edhe të marrim një goditje, por do të preferoja edhe situatën e Ancelottit, të mbroj një epërsi 3-0”.