RTSH Sport Live

Liverpuli vazhdon marshimin perfekt në Champions, Hoxha luan disa minuta kundër Celtic

  • 10/12/2024
  • |
  • Futboll Bota
Liverpuli vazhdon marshimin perfekt në Champions, Hoxha luan disa minuta kundër Celtic

Liverpuli vazhdon marshimin perfekt në këtë edicion të Champions League. “Të kuqtë” koleksionojnë fitoren e 6-të në po aq ndeshje të luajtura në fazën e ligës dhe janë skuadra e vetme me pikë të plota (18) pas 6 ndeshjeve të luajtura.

Në transfertën përballë Gironës, mjafton një gol i të zakonshmit Salah, në pjesën e dytë, që skuadra e Slot të marrë suksesin e radhës në Champions.

Në ndeshjen tjetër të orës 18:45, Dinamo e Zagrebit ka barazuar pa gola 0-0 në shtëpi përballë Celtic. Sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha është aktivizuar në minutën e 82-të për skuadrën kroate.