Atletja shqiptare Luiza Gega e ka fituar Maratonën e Prishtinës, duke vendosur një rekord të ri kombëtar. Me kohën 2:35:07, Gega zuri vendin e parë, në garën e 42 kilometrave të mbajtur në Kosovë.
“Është kënaqësi shumë e madhe. Maratona nuk është disiplina ime e preferuar, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë.
Kjo është maratona ime e dytë në karrierë, por jo edhe e fundit. Do të jem në Tiranë muajin tjetër”, tha ndër të tjera Gega.