RTSH Sport Live

Lyon mposht Monaco-n dhe i “dhuron” titullin PSG-së

  • 28/04/2024
  • |
  • Futboll Bota
Lyon mposht Monaco-n dhe i “dhuron” titullin PSG-së
E diela e javës së 31-të të Ligue 1 bëri që skuadra e Luis Enrique të sigurojë titullin nga distanca

E diela e javës së 31-të të Ligue 1 bëri që PSG të gëzohet nga distanca, duke festuar titullin pavarësisht barazimit të befasishëm ndaj Le Havre. Monaco, që me një fitore do të kishte shmangur festën e parizienëve, në fakt bie ndaj Lionit: 3-2 për Lacazette dhe shokët e tij, që ëndërrojnë Evropën.

Ben Yedder zhbllokoi sfidën pas vetëm një minute lojë, por goli nuk e zbehu momentin magjik që po kalon Lyon. Lacazette barazoi në minutën e 22-të, ndërsa Benrahma e ktheu plotësisht situatën katër minuta më vonë. Monaco nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 60-të me Ben Yedder, i cili kompletoi dopietën personale, por pa arritur të shmangë humbjen e skuadërs së tij.

Në finale, i riu Malick Fofana shënoi golin e fitores për Lion në minutën e 84-të. Lyon ëndërron ngjitjen në vendin e shtatë me 44 pikë, duke kaluar Rennes (42) dhe duke u vendosur në -2 nga Europa. Monaco mbetet në vend të dytë dhe, 12 pikë pas PSG-së, duke ua dhënë titullin rivalëve të tyre.